Shtatë aktakuza kundër dhjetë personave në Prizren

Shtatë aktakuza kundër dhjetë personave janë ngritur nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, gjatë 24 –orëve.

Ata, dyshohen për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq, po ashtu, me urdhër të prokurorit, është ndalur A.B., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, transmeton “PrizrenPress”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës” ( Dhunë familje);

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” (Dhunë familje);

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” (Dhunë familje).

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) persona për veprën penale “Sulmi” (Dhunë familje).

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Më Shumë

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme...

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit