14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Ish-anëtari i bordit: Qeveria dhe MASHT-i, nuk mund ta fajësojnë KShC-në për mos akreditimin e universiteteve

Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), që t’u tërhiqet akreditimit institucional për vitin akademik 2019/2020, për Universitetin e Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit, ka nxitur reagime të shumta.

Së fundi sqarime për këtë vendim të KShC-së, ka dhënë edhe Xhavit Rexhaj i cili deri në muajin maj ka qenë anëtarë i bordit të këtij këshilli.

Rexhaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se çdo veprim i ndërhyrjes së MASHT-it apo Qeverisë në punën e agjencisë së akreditimit mund të rrënojë jo vetëm procesin e integrimit në hapësirën evropiane të arsimit të lartë, por mund të shkatërrojë edhe sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.

Ai ka shtuar se kemi të bëjmë me një proces shumë objektiv të depersonalizuar që nuk lejon shumë shkarje e keqpërdorime sepse vërehen lehtë për secilën fazë.

“Qeveria nuk mund ta vlerësojë AKA-në, sepse AKA i vlerëson jo vetëm institucionet por edhe sistemin e arsimit të lartë që ka krijuar Qeveria. Dmth AKA gjatë vlerësimit të institucioneve e vlerëson edhe punën e MASHT-it dhe Qeverisë”, ka shkruar Rexhaj.

Mos-akreditimi i universiteteve!

Cdo veprim i nderhyrjes se MASHT apo qeverise ne punen e agjencise se akreditimit mund te rrenoje jo vetem procesin e integrimit ne hapesiren evropiane te arsimit te larte, por mund te shkaterroje edhe sistemin e arsimit te larte ne Kosove. Procesi i akreditimit dhe sistemi i arsimit te larte ende vuajne pasojat e nderhyrjes se fundit. Atehere mund te arsyetoheshin sepse jam i bindur se nuk kane qene te vetedijshem se cka po bejne. Thjeshte nuk kane dite. Sot nje gje e tille nuk mund te arsyetohet me asnje floskule populiste per gjoja mbrojtjen e universiteteve ose te interesit te studenteve.

Qeveria, ministria, universitetet e kolegjet nuk bene ta vleresojne punen e Agjencise se Akreditimit e te Keshillit Shtetror te Cilesise sepse nuk eshte pune e tyre. Ne nje menyre a tjeter, secili prej tyre jane pjese e procesit te vleresimit, sic do te shpjegohet ne vijim, dhe cdo nderhyrje eshte nderhyrje ne parimin kryesor: pavaresi e plote ne procesin e akreditimit.

Kosova ka nje sistem te tille te akreditimit qe mundeson vleresim shume objektiv te cilesise se sherbimeve te arsimit te larte. Ky sistem eshte i ndertuar mbi parimet dhe standardet e sistemit evropian per sigurimin e cilesise ne arsimin e larte – ESG. Prej raportit te vetevleresimit (RVV), vizites se vleresuesve te jashtem, raportit te detajuar te eksperteve te jashtem, e deri te vleresimi i Keshillit shtetror te cilesise – KSHC jane pjese te nje teresie te pandashme, koherente dhe te ndervarur qe e kontrollojne, plotesojne dhe korrigjojne njera tjetren.

Per shkak te standardeve e kritereve e procedurave shume te qarta, askush nga keta nuk mund te shmanget nga vleresimi i drejte i gjendjes. Per ilustrim:
1. Ne vetevleresim pyetjet edhe struktura e raportit eshte e tille qe nese genjen institucioni, bie vet ne gracken e vet ne kohen e vizites se eksperteve te jashtem. Pra nese thua kam biblioteke me x libra, atehere vizita e verteton ose e demanton kete. Ti thua ne RVV qe e ke shkencen prioritet; eksperti e sheh lehte ne raport financiar nese ke investu ne shkence rreth 8 % te qarkullimit.
2. Eksperti i jashtem e krahason RVVne me gjendjen faktike e dokumentet e studiuara. Nuk mund te personalizoje ate qe kerkohet e jepet objektivisht – edhe po te doje. Raporti i ekspertit te jashtem eshte faktik e pershkrues – me nje konstatim e rekomandim ne fund. Nuk mundet eksperti te pershkruaj nje gje e te konstatoj dicka tjeter.
3. Institucioni ka te drejte dhe obligim qe te korrigjoje gjetjet e gabuara te ekspertit. Prandaj, raporti nenkupton edhe dakordimin e institucionit me gjetjet – jo gjuthsesi edhe me rekomandimet!
4. Edhe KSHC – mund te diskutoje raportin ose te konstatoje parregullsite, paqartesite ose mungesen e koherences ne raport – pasi qe KSHC nuk eshte pjese e vleresimit. Pra, KSHC nuk mund te beje vleresim. KSHC e vlereson raportin – jo gjendjen. Gjendjen e vlereson ekspertiza e jashtme. KSHC, edhe po te doje, veshtire e ka te beje vleresim ne kundershtim me raportin. Plus qe jane 9 veta – prej tyre tre nderkombetare me status special ne vleresim. E keshtu me radhe.

Pra kemi te bejme me nje proces shume objektiv e te depersonalizuar qe nuk lejon shume shkarje e keqperdorime sepse verehen lehte per secilen faze.

Prandaj, qeveria e Kosoves dhe MASHT: VET I KANE MIRATUAR RREGULLORET. NUK MUNDEN TASH TE FAJESOJNE KSHC-ne PER REZULTATET E VLERESIMIT.
ME MIRE ESHTE TE PUNOJNE BASHKE ME UNIVERSITETET QE TI NDIHMOJNE ATO PER PLOTESIMIN E KERKESAVE QE I KANE VENDOSUR VET!!!
Qeveria nuk mund ta vleresoje AKAne sepse AKA i vlereson jo vetem institucionet por edhe sistemin e arsimit te larte qe ka krijuar qeveria. Domethene AKA gjate vleresimit te institucioneve e vlereson edhe punen e MASHT e te Qeverise.
Prandaj – ketu kane ngele jo vetem disa institucione por edhe qeveria. E, ngelesi nuk ben ta vleresoje vleresuesin. Qeveria duhet te zgjohet nga gjumi e te punoje dhe te vazhdoje ta lere Agjencine ta beje punen e vet – ne te mire te te rinjve. Qeveria duhet te ndihmoje agjencine me krijimin e kushteve te punes e me punesimin e personelit e jo te vleresoje punen e agjencise. Njekohesisht, duhen ndertuar mekanizmat qe sigurojne ligjshmerine, llogaridhenien dhe transparencen e plote te punes se agjencise. /Telegrafi/

Më Shumë

Vetaksident në rrugën Qafë Duhël – Suharekë, kamioni bie poshtë rrugës

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në afërsi të Suharekës, raporton Sinjali. Aksidenti ka ndodhur pikërisht në rrugën Qafë Duhël të...

Në Gjonaj të Hasit sot nis festivali “Hasi Jehon”

Në Gjonaj të Hasit sot (e enjte) në ora 19:00 nis edicioni i 35-të i Festivalit Folklorik “Hasi Jehon 2024”, shkruan PrizrenPress. Festivali do të...

Lajmet e Fundit