Bie në kontakt me rrymën, humbë jetën një punëtor në Prizren

Një punëtor ka humbur jetën, pasi që kishte rënë në kontakt me rrymën, gjatë punimeve ndërtimore në Prizren.

Ngjarja pati ndodhur një muaj më parë, ndërkaq që viktima ka ndërruar jetë dje në QKUK në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, tha se viktima që nga koha kur ka rënë në kontakt me rrymën ka qenë në gjendje kome.

“Trupi i pa jetë dje është dërguar në IML”, tha Osmanollaj për ” PrizrenPress”.

Sipas tij, pas vdekjes së punëtorit policia ka arrestuar pronarin e firmës.

“ I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha ai./PrizrenPress.com/ .

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Lajmet e Fundit