18.1 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Policia shkon “e paftuar” nëpër ahengje familjare në Prizren

Policia e Prizrenit ka bërë të ditur se ka konfiskuar dy armë të zjarrit të cilat janë përdorur nëpër ahengje familjare në Suharekë

Në rastin e parë në komunën e Suharekës, në fshatin Studenqan pas intervenimit policor, për shkak të shkaktimit të rrezikshëm nga përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare, janë sekuestruar dy armë zjarri.

“Arma e sekuestruar nga Policia është e tipit kallashnikov AK47 dhe një karikator i zbrazur. Në rastin e dytë Policia ka sekuestruar një revolver të tipit “Colt” dhe 10 gëzhoja të mbetura në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Krimteknikës të cilët kanë sekuestruar armët e dyshimta”, bëhet e ditur në një komunikatë të policisë.

Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori kujdestar i Shtetit dhe rastet shkojnë në procedurë të rregullt hetimore.

Policia e Kosovës apelon përsëri që përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare përveç shkaktimit të rrezikshëm përbën edhe vepër penale me pasoja, andaj kërkojmë që të “festohet me zemër e jo me armë”, me qëllim që gëzimi të mos shndërrohet në hidhërim. /GazetaExpress

Më Shumë

Vajzat e Gjimnazit “Jeta e Re” të Suharekës shpallen kampione republikane

Ekipi i vajzave të Gjimnazit “Jeta e Re” të Suharekës është shpallur kampion republikan në volejboll, në kuadër të gjimnaziadës “Peja 2026”, duke arritur...

Rikthehet te fitoret Drini i Bardhë, triumfon në Deçan

Drini i Bardhë ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Deçani me rezultat 1:2, në kuadër të Ligës së Dytë. Të dy golat...

Lajmet e Fundit