Aksidentohet për vdekje me paragllajd një person në Prizren

Ka humbur jetën një person gjatë fluturimit me paragllajd në Prizren.

Ndërkaq, një tjetër ka marrë lëndime.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se viktima është i moshës 45 vjeçar.

“ Incidenti ka ndodhur në ora 13:00”, tha Osmanollaj.

Sipas tij, 45 vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, i lënduari është i moshës 23 vjeçar.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Më Shumë

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

EC Ma Ndryshe: Qendra Historike e Prizrenit kërkon mbikëqyrje më të fuqishme institucionale

EC Ma Ndryshe, në kuadër të monitorimit të çështjeve që lidhen me planifikimin urban, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe interesin publik, ka pranuar shqetësime...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit