Veseli në Brrut dhe Pllavë të Dragashit premton se do t’i asfaltojë 500 kilometra rrugë rurale

Lideri i PDK-së ka vazhduar takimet e tij me banorë në fshatrat e Dragashit.

Ai në Brrut dhe Pllave ka shpalosur planin për zhvillimin ekonomik, ku prioritet në program ka thënë se e ka edhe zhvillimin e zonave rurale.

“Me njerëzit e mirë të Dragashit, në Brrut dhe Pllavë, me plot sinqeritet biseduam për zhvillimin e zonave rurale, që e kam prioritet në programin zgjedhor.

Bjeshkët e Sharrit në Dragash kanë bukuri mbresëlënëse dhe potencial të jashtëzakonshëm për t’u bërë një zonë e zhvilluar e turizmit malor.

Banorëve ua prezantova planin tim për zhvillimin ekonomik, ku me sigurimin e produkteve bujqësore fermerët do t’i kenë investimet e garantuara. Dhe, po ashtu, që ata të kenë qasje më të shpejtë në tregjet e shitjes, ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane”, ka shkruar Veseli.

Më Shumë

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit