5.2 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Sot mbahet Kuvendi i Prizrenit

Kuvendi i Prizrenit mban sot seancën e radhës.

Ish-partneri i qeverisë së kryetarit Mythaher Haskuka, partia Nisma ka paralajmëruar bojkotim të kësaj seance.

Dy ditë me parë Komiteti për Politikë dhe Financa pati mbajtur mbledhjen e radhës, të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit dhe i këtij komiteti, Artan Abrashi.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, u propozua që në rend dite të kësaj mbledhjeje të futen edhe dy pika të tjera, të cilat u propozuan edhe për rend dite të mbledhjes së Kuvendit.

E para ishte për shqyrtimin e raportit për llogari të arkëtueshme, verifikimin dhe inkasimin e tyre, dhe e dyta për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për lirimin nga pagesa e taksave komunale në ndërtimin e objektit të një familjeje me rast social.

Pikat e tjera të kësaj mbledhjeje që u diskutuan dhe u propozuan për rend dite në Kuvend janë:
-. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit për vitin 2020 dhe parashikimi i buxhetit për vitin 2021-2022;
-. Rishqyrtimi i Rregullores 04/2019 për Transparencë në Komunë, sipas rekomandimeve të MAPL-së;
-. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi hyrjen në koncesion të pronës komunale;
-. Informatë për Raportin e Komisionit për vlerësimin e ofertave për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim dhe këmbim KK Prizren;
-. Shqyrtimi dhe miratimi i planit (3) tre vjeçar për banim;
-. Shqyrtimi i raportit financiar të realizimit të buxhetit për periudhën janar-qershor 2019;

Gjithashtu në këtë mbledhje u propozua që t’i dërgohet rekomandim Drejtorisë Komunale të Arsimit për zgjidhjen e çështjes së transportit dhe shpeshtimin e linjave të autobusit për nxënësit në disa fshatra të komunës së Prizrenit.

Më Shumë

U kapën duke luajtuar bixhoz brenda një lokali në Malishevë, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar në Malishevë, pasi janë kapur duke luajtur bixhoz brenda një lokali. Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55,...

Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim për vrasje të rëndë nga viti 2014

Policia ka arrestuar në Prizren një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, A. P., i dyshuar për vrasjen e rëndë të H....

Lajmet e Fundit