-2.4 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Themelohet Qendra për Karrierë në Malishevë

Themelohet Qendra për Karrierë në Malishevë
25 shtator15:54
Është themeluar Qendra për Karrierë në Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Komunën e Malishevës.

Në ceremoninë e themelimit të kësaj qendre kanë marrë pjesë kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, dhe drejtori i DAE-s, Blerim Thaçi, Katrin Ochsenbein, këshilltare për Rajonale për Ekonomi dhe Punësim, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SDC), Fikrije Zymberi, ushtruese e detyrës së drejtorit të përgjithshëm, Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr), Valbona Rraci, zyrtare e lartë e projektit EYE si dhe paneli nga Vushtrria, Gjakova dhe pronarë të bizneseve.

Me këtë rast, Begaj ka falënderuar ambasadën e Norvegjisë për kontributin e dhënë në ndërtimin e objektit të kësaj qendre si dhe për trajnimet profesionale të mësimdhënësve që ka ofruar në Norvegji. “Kam edhe vlerësime pozitive për ekipin udhëheqës të shkollës, sukseset e nxënësve dhe vazhdoi, kjo Qendër për Karrierë që po inaugurohet sot, është edhe një aset shtesë, për nxënësit tanë që të aftësohen për tregun e punës e kjo do të bëhet në bashkëpunim edhe me bizneset prodhuese, brenda komunës dhe jashtë sajë e pse jo, nxënësit tanë të janë të përgatitur si gjithë bashkëmoshatarët e tyre evropian”, ka thënë Begaj.

Drejtori i Qendrës për Karrierë, Nazmi Zogaj, ka thënë se kjo qendër do të ndihmojë rreth 600 nxënës të kësaj shkolle për të zhvilluar një karrierë të suksesshme, arsimore, profesionale dhe jetësore, si dhe ndërlidhjen më të mirë me tregun e punës.

 

Më Shumë

Vetëvendosje fiton në Prizren me 36,414 vota

Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor në...

Rrahje masive në Atmaxhë të Prizrenit

Disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. "Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një...

Lajmet e Fundit