4.2 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Lulzim Kabashit i bëhet pritje madhështore në vendlindje, pas kthimit nga Haga

Mbrëmë nga Gjykata e Hagës është kthyer në Prizren, Lulzim Kabashi, ish-komandant i batalionit të dytë të Brigadës 125 të UÇK-së të Zonës Operative të Pashtrikut dhe njëherit kryetar i degës së AAK-së në Prizren, të cilit i është organizuar pritje madhështore në vendlindjen e tij në fshatin Korishë.

Ai tha se para hetuesve të dhomave të specializuara të Gjykatës në Hagë, ka sqaruar saktë luftën e UÇK-së, si luftë të pastër të popullit të Kosovës dhe ushtrisë së saj e cila ka zbatuar çdo rregull dhe ligj të luftës.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme ai ka thënë se pyetjet nga hetuesit e dhomave të specializuara në Hagë, kanë qenë kryesisht rreth funksionalizimit të përgjithshëm të UÇK-së nga dita e parë e luftës, dhe rreth disa ngjarjeve gjatë dhe pas luftës kryesisht në Prizren. Lulzim Kabashi, tashmë i është bashkuar aktiviteteve parazgjedhore të partisë të cilen e drejton ai, i bindur se AAK dhe lideri i saj, Ramush Haradinaj, janë duke e gëzuar një besim të madh në popull që masovisht do të na mbështes me 6 tetor, theksoi ai.

Ndryshe, ish komandanti i UÇK-së, Lulzim Kabashi, publikisht falënderoi edhe përfaqësuesit e Ambasadës së Kosovës në Holandë, të cilët janë përkujdesur për të qëndruar afër tij gjatë dy ditëve sa ai ndodhej në Hagë./tvprizreni.info/

Më Shumë

Restaurohet ish-konsullata Austro-Hungareze në Prizren

Ish-konsullata Austro-Hungareze në Prizren është restauruar, duke u shtuar listës së aseteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në qytet. Objekti, që i takon shekullit XIX,...

Akulli në rrugën Prizren-Prevallë shkakton aksident mes dy veturave

Në aksident ka ndodhur mbrëmë në rrugën Prizren-Prevallë. “Në rrugën Prizren-Prevallë si pasojë e ngricave ndodhi një aksident mes dy veturave, fatmirësisht pa të lënduar....

Lajmet e Fundit