4.4 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Shaqir Totaj: Me Kadri Veselin, pensionistët do të trajtohen ashtu siç e meritojnë

Kandidatët e Degës së PDK-së për deputetë në Parlamentin e Kosovës, të prirë nga Shaqir Totaj, që është edhe kryetar i degës, sot në kuadër të fushatës zgjedhore kanë vizituar Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, dega në Prizren.

Kandidatët e PDK-së, që garojnë për deputetë, në prani të pensionistëve shpalosën pjesë nga programi i PDK-së, për skemat sociale, e me theks të veçantë u fokusuan për vizionin që ka ofruar Kadri Veseli për ngritjen e pensioneve, brenda mandatit të ardhshëm në 80%.

“Me Kadri Veselin, pensionistët do të trajtohen ashtu siç e meritojnë, ku do t’i gëzojnë pensionet me rritjen e premtuar, sepse tash për tash ato nuk janë pensione, por ndihma sociale, që nuk u mjaftojnë për një pleqëri normale. Barnat në mandatin që do ta udhëheqë qeverinë e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, do të jenë falas, për të gjithë pensionistët mbi moshën 65 – vjeçare. Andaj, orientimi i votës suaj për PDK-në dhe Kadri Veselin, është votë për sigurinë tuaj, është votë për të ardhmen më të sigurt të shtetit të Kosovës.” , tha Totaj.

Ndërsa Kadri Kryzeziu, kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës, në fjalën e tij u ndalua më shumë në elaborimin e ndryshimit të amendamenteve të Ligjit për pensionistë.

“Ligji për pensionistë do të jetë ligji i parë që do të votohet në legjislaturën e parlamentit të ardhshëm, sepse ende është kategoria më e pa përkrahur në Kosovë”.

Në këtë takim të përzemërt, kryetari i kësaj shoqate me anëtarët e kryesisë së degës, në emër të 37 mijë pensionistëve sa ka Prizreni, pasi falënderuan kandidatët nga radhët e PDK-së në Prizren, për vizitën dhe e shprehen bindjen e tyre se “Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe do të jetë shpresa e vetme e pensionistëve, sepse është e vetmja parti, që na ka premtuar dhe çdo herë i ka realizuar premtimet”.

“Andaj, edhe këtë herë kemi arsye të shumta që t’i besojmë vizionit të PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, z. Kadri Veseli”.

“ Besimi ynë është i plotë në PDK-në, andaj do ta votojmë shpresën tonë 112,” – tha në fund të fjalës së tij kryetari i degës së pensionistëve”, citon PDK.

Më Shumë

Zënka përfundon në të shtëna me armë në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë ditës së diel në Prizren.   Sipas policisë, dy persona janë përplasur verbalisht, e pastaj njëri prej tyre...

Hapen regjistrimet për turneun Alley-Oop në Prizren

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar hapjen e regjistrimeve për turneun Alley-Oop 3x3, i cili do të zhvillohet më 31 janar 2025...

Lajmet e Fundit