17.4 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Haskuka: Duhet të ketë hetime për komisionerët që manipuluan me vota

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se duhet të fillohen hetimet për çfarëdo manipulimi me vota nga organet përgjegjëse, në mënyrë që të ardhmen të evitohen situata të tilla.

“Po bëhen dy javë që nga data e mbajtjes së zgjedhjeve, ende nuk shpallen rezultatet përfundimtare. Numërim, rinumërim, numërim, rinumërim… Kjo është e papranueshme për një vend demokratik, aq më shumë kur kemi parasysh që këmi më pak se një million votues”, ka shkruar Haskuka në faqen e tij në Facebook.

“Me vendimet e KQZsë më shumë se 33% i kutive po rinumërohen, nga raportimet po shihet që rinumërimi I kutive nuk do të ndryshojë numrin e votave për partitë politike. Në anën tjetër për kandidatë brenda partive ka ndyshime dhe kjo po tregon që ka pasur përpjekje të komisionerëve për të manipuluar me votat e kandidatëve. Për cfarëdo manimipulimi me vota duhet të fillohen hetime nga organet përgjegjëse, në mënyrë që të evitohen situata të tilla në të ardhmen”

Tutje ai ka ka thënë edhe disa fjalë për votat e diasporës.

“Refuzimi i më shumë se 25% të votave të diasporës me pretekse të ndryshme është e papranueshme dhe e cenon të drejtat qytetare që I garanton kushtetuta, prandaj duhet reformë që të mundësojmë mërgatës të drejtat e tyre kushtetuese”, shtoi Haskuka

Më Shumë

Malisheva kujton dëshmorët Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në 27-vjetorin e rënies, në Malishevë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Jahir Mazreku, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë...

Afati kushtetues po afrohet, Abrashi: LVV s’i ka votat për presidentin, opozita po e mban peng procesin

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar afatin për zgjedhjen e presidentit të vendit, partitë politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje konkrete...

Lajmet e Fundit