3.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Koordinatori Hoti po përcjell mbarëvajtjen e garave

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, ka vizituar sot Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Gjergj Fishta”, në Prishtinë, ku u prit nga drejtoresha e kësaj shkolle Supije Zhitia dhe disa mësimdhënës, transmeton Ekonomia Online.

Hoti tha se Programi Nacional për Rininë u realizua me sukses falë angazhimit të drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve si dhe vullnetit të nxënësve për të shfaqur njohuritë dhe kreativitetin e tyre. Ai u nda i kënaqur me përkushtimin e treguar në këtë shkollë për realizimin e garave.

“Jam i fascinuar nga pastërtia, rregullat dhe çdo gjë në këtë shkollë. Kjo më lë të kuptoj se në këtë shkollë punohet shumë. Prej viteve të 80-ta arsimi ka qenë bartësi i të gjitha proceseve të shtet-ndërtimit, prandaj është e rëndësishme që ai të jetë prioritet i secilës qeveri. Programi Nacional për Rininë është hartuar për rreth 316 mijë nxënës të Republikës së Kosovës duke u bazuar në parimet kryesore të tij, gjithëpërfshirjen dhe vijueshmërinë. Ky program e plotëson pjesën e aktiviteteve jashtëkurrikulare të procesit mësimor dhe e bënë më atraktive për nxënësit procesin e mësimnxënies ”, tha Koordinatori Hoti.

Ndërsa, Drejtoresha e kësaj shkolle Supije Zhitia foli rreth zhvillimit të garave në shkollën që ajo udhëheq duke thënë se janë duke u zhvilluar për së mbari.

“Gjatë hartimit të planit të shkollës sonë, ne kemi harmonizuar dhe inkuadruar në të zhvillimin e garave që parashihen në këtë program. Garën e sportit e kemi filluar për së mbari, mirëpo më duhet të përmend se shkolla jonë përballet me problemin e gjendjes jo të mirë të sallës dhe fushës sportive. Mirëpo mësimdhënësit e edukatës fizike, kanë bërë një plan të veprimit për këto gara sipas kushteve që posedojmë”, është shprehur Drejtoresha Zhitia.

Duke folur për programin, ajo i sugjeroi Koordinatorit Hoti, që gara e Debatit të realizohet edhe për nxënësit e klasave të nënta, pasi që kjo garë tashmë zhvillohet në kuadër të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik vetëm për nxënësit e Shkollave të mesme të larta.

Koordinatori Hoti së bashku me drejtoreshën dhe mësimdhënësit takoi nxënësit që ishin duke zhvilluar aktivitetet sportive.?

F

Më Shumë

Drejtori Tarashaj mori pjesë në Panairin e Artizanateve në Tetovë

Panairi i Artizanateve, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, solli së bashku bizneset dhe organizatat joqeveritare të Komunës së Prizrenit dhe ato të Tetovës për...

‘Nuk ka kush më telefonon çdo të shtunë’/ Një vit pa kolosin e humorit Zef Deda, Jul Deda: Njeriu vdes kur harrohet, jo kur...

Një vit më parë u nda nga jeta kolosi i humorit shqiptar, aktori “Mjeshtër i Madh” Zef Deda duke lënë pas një dhimbje të...

Lajmet e Fundit