Për dhjetë muaj, 1145 vetura u konfiskuan në Prizren

Policia e Kosovës që nga janari deri në muajin tetor ka konfiskuar gjithsej 7 mijë e 725 automjete.

Numri më i madh i konfiskimeve gjatë kësaj periudhe është bërë në kryeqytet, 2 mijë e 805 vetura u konfiskuan në Prishtinë, 1 mijë e 200 të tjera në Mitrovicën e Jugut, 1 mijë e 145 në Prizren, 950 në Ferizaj, 846 vetura të tjera në Pejë, 626 në qytetin e Gjakovës, 148 në Gjilan dhe pesë në Mitrovicën veriore.

Në të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit të kaluar u konfiskuan gjithsej 8 mijë e 624 automjete.

Policia numrin më të madh të veturave të konfiskuara e pati në Prishtinë, 2 mijë e 626, në qytetin e Prizrenit me 1 mijë e 646, në Ferizaj u konfiskuan 1 mijë e 434 vetura, në Mitrovicën jugore 1 mijë e 364, në Pejë u konfiskuan 1 mijë e 22 vetura, 404 automjete u konfiskuan në Gjakovë, kurse 111 në Gjilan.

Në Mitrovicën e Veriut pati numër më të vogël të konfiskime, përgjatë këtyre muajve u arrit të konfiskohen vetëm 17 makinë, shkruan indeksonline.

Konfiskimi i të gjitha këtyre veturave u bë për shkaqe nga më të ndryshmet, por që ky trend vazhdon edhe tani në muajt e fundit të këtij viti.

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit