Sela: E përshëndes idenë e Kurtit për një autostradë Tetovë-Prizren

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë se e mbështet idenë e Kurtit për ndërtimin e një autostrade prej Prizrenit deri në Tetovë.

“E përshëndes nismën e tij. Ne e kemi përmendur në vitin 2016”, tha Sela.

Kjo sipas Selës do ishte një autostradë që do të ndikonte në lidhje më të mira mes shqiptarëve.

“Rruga prej Prizrenit deri në Tetovë, me hapjen e tunelit, do të shkurtohej diku deri në 30 kilometra”

Kurti e kishte bërë një premtim elektoral që do të ndërtonte një autostradë mes Tetovës dhe Prizrenit./Express/

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Lajmet e Fundit