Prizren/ Burri i gjetur i vdekur në autostradë është nga Shqipëria

Një njësi policore mbrëmë në orën 19:15 ka gjetur një trup të pajetë brenda një veture në autostradën “Ibrahim Rugova” në rajonin e Prizrenit.

Policia përmes raportit 24 orësh konfirmon se burri i vdekur është shtetas i Shqipërisë.

Edhe vetura në të cilën ai është gjetur i vdekur ka qenë me targa të Shqipërisë.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raport. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit