11.3 C
Prizren
E enjte, 30 Janar, 2025

Mungon gjyqtarja, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Për shkak të mungesës së gjykatëses Raime Elezi, të martën, ka dështuar të mbahet shqyrtimi i dytë për rastin ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Avdulla Gashi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lidhur me mungesën e gjykatëses Elezi, gjykatësja Shpresa Emra, tha se e njëjta gjendet zyrtarisht në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Emra gjithashtu ka konstatuar edhe mungesën e përfaqësuesit të komunës, i cili sipas saj ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt, por mungesën nuk e ka arsyetuar.

Shqyrtimi i dytë për këtë rast pritet të mbahet më 23 dhjetor  2019, në ora 09:00.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren të ngritur më 22 gusht 2019, Avdulla Gashi akuzohet se më 3 tetor 2017, në cilësinë e personit zyrtar, si inspektor i Drejtorisë së Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari me dashje shkel ligjin lidhur me detyrat e tij, në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 48 të Ligjit për Ujërat e Kosovës, dhe udhëzimin administrativ, nr. 04/2016 për kriteret dhe procedurat për mbrojtjen e brigjeve të rrjedhave dhe akumulacioneve, dhe pa fakte konstaton në procesverbal se investitori Hashim Kryeziu ka respektuar pikat kadastrale.

Sipas aktakuzës, thuhet se në bazë të këtij konstatimi në procesverbal, investitorit Hashim Kryeziu, i është mundësuar ndërtimi i objektit B+P+2, në parcelën shoqërore “Ujërat” në rrjedhën e lumit “Lumbardh”, duke uzurpuar një sipërfaqe rreth 155 m2, të pasurisë shoqërore.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

16 lagje të Prizrenit nesër nuk do të kenë ujë

Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se për shkak të vendosjes së ujëmatësit për matjen e prodhimit të ujit në...

Artan Iljazi bashkohet me Ballkanin

FC Ballkani ka bërë edhe një përforcim të rëndësishëm në skuadër! Klubi nga Suhareka ka njoftuar zyrtarisht transferimin e portierit Artan Iljazi. “Tifozë të dashur,...

Lajmet e Fundit