PDK-ja në Prizren solidarizohet me popullin shqiptar të Shqipërisë

Dega e Partisë Demokratike në Prizren përmes një telegrami ngushëllues ka shprehur ngushëllime për të gjithë familjet e viktimave.

Me keqardhje morëm lajmin e hidhur, lidhur me tërmetet e njëpasnjëshme të përmasave shkatërruese, që po ndodhin sot në Shqipëri.

Goditjet e fuqishme të tërmeteve, të cilat po ndodhin, kanë krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi edhe jetë të humbura.

Eshtë një moment dramatik, ku gjithsesi, duhet ruajtur qetësinë dhe të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe ta përballojmë këtë goditje së bashku.
Solidarizohemi me popullin Shqiptar dhe u shprehim ngushëllime vëllazërore, familjeve të viktimave.

Do të jemi të gatshëm për çfarëdo që e kërkon situata dhe nevoja, për të dhënë kontributin tonë, për të zbutur sado pak, pasojat e goditjeve të përmasave, që nuk kishim mundur as t’i imagjinojmë dot.

PDK Dega në Prizren, i pezullon të gjitha aktivitetet e saja politike, dhe të gjithë energjinë e saj, do ta orientoj për solidarizim me gjendjen aktuale në Shqipëri

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit