Nait Hasani: Mund të dërgojmë qytetarë edhe në spitalet e Prishtinës

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka thënë se Shqipëria tani ka nevojë për psikologë dhe trajtime mjekësore, për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai ka thënë se qytetarët janë traumatizuar dhe kanë nevojë të trajtohen, e gjithashtu ka nevojë për ekipe që bëjnë vlerësimin e objekteve, në mënyrë që të dihet se cilat janë të qëndrueshme për banim.

“Këtu kemi nevojë tash për tash mjek me pas, për terapi që njerëzit janë në panik, do të thotë psikolog që i duhen për trajtim dhe të njëjtën kohë, që ata njerëz kemi mundësi për t’i dërguar në spitale të ndryshme në Kosovë”, ka thënë Hasani.

Më Shumë

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Bashkimi dhe Trepça sonte në Prizren, vazhdon beteja për titullin kampion

Seria finale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte në Prizren, ku Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë të finales. Takimi zhvillohet në palestrën...

Lajmet e Fundit