21.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Albin Kurti përshkruan gjendjen e të strehuarve në kampin e Prizrenit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që pritet së shpejti të bëhet kryeministër i Kosovës, është zotuar sot gjatë një vizite në Parkun Inovativ në Prizren, ku janë të vendosur rreth 500 persona të prekur nga tërmeti, se Kosova dhe populli i saj kurrë s’do ta lënë vetëm Shqipërinë.

Gjatë kësaj vizite Kurti ishte i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, dhe deputetët e kësaj partie Artan Abrashi, Yllza Hoti, Arbër Rexhaj e Salih Zyba.

Kurti tha se në ish-kampin ushtarak të KFOR-it në Prizren gjithçka funksionon me përpikëri dhe se së shpejti aty do të hapet edhe kuzhina për të strehuarit.

“Ne pamë që gjithçka po funksiononte në përpikëri: mjekët po bënin kontrollet sistematike për trajtimin e infeksioneve të lehta, atyre kronike e deri te sëmundjet akute; psikologët të gatshëm për trajtimin e të traumatizuarve; vullnetarët ishin duke i seleksionuar të gjitha ndihmat, nga ato higjienike te veshmbathjet, nga dyshekët te batanijet. Të gjitha nevojat elementare janë duke u plotësuar”, ka thënë Kurti, përcjell ksp. “Ndonëse çdo ditë ushqimi është duke u shtruar nga humanitarë zemërgjerë, në hapësirat e Kampit shpejt do të hapet edhe kuzhina ku do të gatuhet ushqim i freskët për refugjatët. Ish-hapësira e KFOR-it gjerman, sot Park Inovativ, edhe pse nuk mund ta ketë ngrohtësinë e shtëpisë, po ia del mbanë që mërzinë ta zbus. Në emër të organizatës sonë, i falënderojmë të gjithë për punën që po e bëjnë”, tha ai.

Për më tepër, Kurti tha se shteti i Kosovës, Qeveria dhe populli i saj kurrë nuk do ta lë vetëm Shqipërinë.

“Çfarë ndodhi nuk mund të zhbëhet, por jeta duhet të triumfojë. Këto ditë pikëllimin po e kthejmë në forcë. Ne jemi një komb dhe nuk jemi mysafir te njëri-tjetri, Kosova është shtëpia e juaj, sepse kombi shqiptar është streha jonë”, tha Kurti.

Më Shumë

Rahoveci ndan 243 mijë euro për kulturë, rini dhe sport – përfitojnë 34 OJQ

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Atdhe Rama, ka nënshkruar kontratat me...

Hoti me mesazh nga Prizreni: Dy ditë vendimtare për Presidentin e ri ose kthimin e mandatit te qytetarët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, pas një të diele të kaluar në Prizren, ka theksuar rëndësinë e zhvillimeve të radhës...

Lajmet e Fundit