Fillojnë punimet në ndërtimin e QMF-së në Gjonaj – shërbimet do të bëhen në Krajk te AMF-ja

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se për shkak të fillimit të punimeve për ndërtimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjonaj, të gjitha shërbimet shëndetësore për banorët e kësaj zone do të bëhen në fshatin Krajk te Ambulanta e Mjekësisë Familjare.

Njoftimi i plotë:

Për banorët e fshatit Gjonaj dhe zonave përreth

Njoftohen të gjithë banorët e fshatit Gjonaj dhe zonave përreth se nga nesër (3 dhjetor 2019) për shkak të fillimit të punimeve në kuadër të projektit për ndërtimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjonaj, të gjitha shërbimet shëndetësore për banorët e kësaj zone do të bëhen në fshatin Krajk te Ambulanta e Mjekësisë Familjare.

Ofrimi i shërbimeve mjekësore nga fshati Gjonaj në fshatin Krajk do të bëhet deri në përfundim të projektit për objektin e QMF-së në Gjonaj.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve!

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit