Haxhi Avdyli i LDK-së i reagon Vetëvendosjes pas mospajtimeve për pozita

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Haxhi Avdyli ka reaguar pas intervistës së Glauk Konjufcës së VV-së.“Anakronizmi politik nga diskutimi i Glaukut: Nëse unë kërkoj këtë post e atë post për veten dhe dostat, po bëj nga sakrifica për popullin, e ju duhet të jeni servis për ne”, ka shkruar Avdyli në Facebook, derisa ka folur për ndarjen e ministrive.

Tutje, ai ka shkruar se partia e Albin Kurtit po thonë se LDK-ja po kërkon pozitat për karrierizëm për disa persona të panjohur, e për faqe të zezë.“E po që se lypni ju poste për vete, ju po bëni për karrierizëm, për X persona, e turli faqe të zezë. 221.000 dhe 206.000 votues po del sjanë popull i barabartë që kanë votuar për ndryshim. Apo ndoshta një popull është ma popull se tjetri”, shton ai.

Postimi i plotë:

Anakronizmi politik nga diskutimi i Glaukut: Nëse unë kërkoj këtë post e atë post për veten dhe dostat, po bëj nga sakrifica për popullin, e ju duhet të jeni servis për ne. E po që se lypni ju poste për vete, ju po bëni për karrierizëm, për X persona, e turli faqe të zezë. 221.000 dhe 206.000 votues po del sjanë popull i barabartë që kanë votuar për ndryshim. Apo ndoshta një popull është ma popull se tjetri.

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit