Lirohet hapësira publike në rrugën “Wesley Clark” të Prizrenit (Foto)

Drejtoria e Inspektorateve sot ka filluar me lirimin e hapësirës publike komunale tek rruga “Wesley Clark” në afërsi të rrethit, e cila ka qenë e shfrytëzuar për parking të automjeteve.
Kompania e cila e ka pasur në shfrytëzim këtë hapësirë iu ka skaduar kontrata dhe për këtë arsye është detyruar ta lirojë hapësirën e shfrytëzuar.
Lirimi i hapësirës është bërë sot nga ana e vetë shfrytëzuesit, nën mbikëqyrjen e Inspektoratit.
Për shfrytëzimin e hapësirës së liruar tani do të zhvillohen procedurat mbi dhënien e pronës komunale dhe hapësirës publike, sipas dispozitave që parashihen nga ligjet në fuqi.
 

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Lajmet e Fundit