Haskuka e Quni bashkë: Prizreni nisi bashkëpunimin, shembulli jonë të ndiqet edhe në Prishtinë!

Edhe më shumë se dy muaj nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare, dy partitë e para që populli ia besoi votën, s’po arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Ani pse Albin Kurti dhe Isa Mustafa, kanë realizuar disa takime, ende s’kemi një marrëveshje.

 

 

Për programin qeverisës VV dhe LDK u pajtuan qysh në fillim, por posti i presidentit ështe ai që po lë koalicionin në “ngërç”.

Por, disponim i mirë megjithatë shihet në Prizren, shkruan Indeksonline.

Është kryetari i kësaj komune që vjen nga VV, Mytaher Haskuka, ai që ka postuar një fotografi me Anton Qunin, kryetar i degës së LDK-së në Prizren, ku të dy shihen të relaksuar.

“Bashkëpunimi ka fillu në Prizren, shpresojmë që shembulli jonë të ndjeket edhe në Prishtinë”, ka shkruar Haskuka përbri fotografisë.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Lajmet e Fundit