14.5 C
Prizren
E diel, 25 Maj, 2025

Gashi: Vetëvendosje e LDK kanë pasur fushatë mashtruese, po tregohen oportunistë

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka pranuar në Interaktiv të KTV-së se zgjedhjet e 6 tetorit e ka zënë në befasi këtë parti.

“Duke pas parasysh se ka qenë zgjedhje të papritura, është sukses që PDK-ja përveç që e ka ruajtur elektoratin e vet edhe e ka rrit atë. Ne nuk kemi pas një frymë apo kauzë, e cila do të na mbështeste, por kemi pas një elektorat stabil”, ka thënë ai.

Gahsi ka thënë se LDK e LV e kanë pasur frymën e ndryshimit, për çka ai është i bindur se është e rritur më shumë sesa baza elektorale e këtyre dy subjekteve.

“Koalicioni që është quajtur i shpresës, po e vërtetojnë që janë koalicion fiktiv sepse s’ka të bëjë asgjë me shpresën. E kanë marrë votën e frymës dhe janë aty ku janë sot. Por subjektet maten nga vota stabile që e kanë, dhe ne këtë votë e kemi ruajtur. Ato kanë pasur një fushatë mashtruese”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se PDK-ja ka pranuar pozicionin në të cilin e ka vendos qytetari me votë.

“Kemi thënë se do të bëjmë opozitë këtë mandat nëse këto arrijnë ta bëjnë qeverinë dhe sado që arrijnë ta mbajnë nëse e bëjnë. Ne do të përgatitemi që ta kthejmë pushtetin në mandatin e ardhshëm”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se po sheh që LV e LDK nuk janë të gatshme për t’u bërë bashkë vetëm për një a dy pozita.

“Për më shumë se një muaj nuk janë marrë vesh për ministri, e kur janë marrë vesh për ministri posti i presidentit po i mban peng”, ka thënë Gashi, duke shtuar se edhe Kurti edhe Mustafa po tregohen oportunistë.

“E vërtetë që edhe neve na ka marrë kohë ndarja e pushtetit e formimi i qeverisë. Por këta kanë thënë se ‘ne jemi ndryshe’. Z. Kurti ka thënë se vetëm 72 orë pas shpalljes së rezultatit zgjedhor u mjaftojnë për ta bërë koalicionin. Qytetarët po pyesin ku është sot koalicioni”, ka thënë ai.

Duke folur për atë se ku mund ta përkrahin Qeverinë e mundshme LV-LDK, Gashi ka thënë se PDK-ja i ka qëndrimet e qarta për temat e mëdha.

“Përfshirë këtu edhe dialogun me Serbinë. Ne jemi për arritjen e marrëveshjes. Nuk e ndërrojmë qëndrimin për çështje të mëdha, pavarësisht pozicionit në të cilin gjendemi”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se do të bashkëpunojnë me AAK-në dhe të gjitha subjektet në opozitë.

“Ne i prijmë opozitës dhe opozitën do ta bëjmë bazuar në programin tonë politik”, ka thënë ai.

Më Shumë

Komuna e Rahovecit dhe “Qatar Charity” mbështesin 31 fermerë me sera moderne

Në një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të bujqësisë dhe përmirësimit të kushteve të punës për fermerët lokalë, Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me...

Dështon edhe përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit

Për herë të 20-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Edhe këtë herë, para vazhdimit të seancës,...

Lodra e të varfrit

Lajmet e Fundit