-0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Përurohen hapësirat e Spitalit të Prizrenit

Fal donacionit të Shoqatës Humnitare “ Jetimët e Ballkanit”, të mërkurën është përuruar solemnisht spitali ditor në kuadër të Spitalit Rajonal” Daut Mustafa” të Prizrenit. Pjesë e këtij solemniteti ishte drejtori i Shoqatës “ Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, drejtori i Spitalit, Afrim Avdaj dhe stafi i këtij institucioni shëndetësor.

Humanisti Kastrati, tha se ndjehemi të lumtur që po e vëm në funksion këtë spital ku shumë familje në nevojë mos të detyrohen që shërbimet e ndryshme mjekësore t’i marrin në Prishtinë, por në këtë institucion, dhe uroi që të ketë më pak njerës të sëmurë.

Ndërkaq, drejtori i Spitalit, Afrim Avdaj, falënderoi drejtuesit e Shoqatës për gatishmërinë dhe vullnetin e treguar për të mundësuar funksionimin e spitalit ditor, i pari i këtij lloji në Kosovë, i cili do të mundësojë ofrimin dhe ngritjen e cilësisë të shërbimeve shëndetësore për trajtimin e dhimbjes dhe kosto më të ulët të shpenzimeve. Humanisti, Halil Kastrati, tha se vlera e këtij donacioni kap shifrat e mbi 65 mijë eurove, ndërsa nuk do të jetë i fundit, pasi në të ardhmen mendojmë të realizojmë edhe një donacion të radhës për Repartin e Radiologjisë.

Mjeku specialist për trajtimin e dhimbjes, Adem Bytyçi, tha se në këtë institucion do ofrohen shërbime për të prekurit nga sëmundja e kancerit, numri i të cilëve fatkeqësisht është në rritje e sipër. Gjithashtu, në hapësirat e Spitalit Rajonal janë përuruar edhe disa çeshme nga Shoqata “ Jetimat e Ballkanit”. Ndryshe, punimet në rregullimin e këtij spitali ditor kanë filluar me datën 26 korrik të këtij viti./tvprizreni.info/

Më Shumë

Prizreni e mbyll vitin me shumë vizitorë,gastronomia e pëlqyer nga të huajt

Atmosfera e festave të fundvitit po ndihet pothuajse në çdo pjesë të qytetit të Prizrenit. Edhe në këto ditë të ftohta dimërore, vizitorët janë...

U dërgua pa shenja jete në QKMF, policia po heton vdekjen e një gruaje në Suharekë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, një grua është dërguar pa shenja jete. Policia ka bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga...

Lajmet e Fundit