“Pas kalimit të afateve ligjore, zgjedhjet e reja në qershor të vitit 2020”

Njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija ka komentuar zhvillimet e fundit politike pas zgjedhjes së Glauk Konjufcën në krye të Kuvendit.

Alija, në RTV Dukagjini ka thënë se tashmë pothuajse është e pamundur që Vetëvendosje të bëjë marrëveshje me LDK-në.

Ai ka thënë se skenari me një qeveri të minorancës të drejtuar nga Vetëvendosje e të mbështetur nga LDK është shumë i vështirë pasi sipas tij ajo qeveri do të sfidohej shumë lehtë.

Alija ka thënë se nëse dështojnë të gjitha përpjekjet për marrëveshje dhe konsumohen afatet kushtetuese për të zgjedhur kryeministrin, zgjedhjet e reja parlamentare do të mbaheshin në qershor të vitin 2020.

Njohësi i çështjeve politike ka thënë se tashmë gjithçka do të qartësohet nga qëndrimi i LDK-së pas vendimit befasues të Vetëvendosjes.

Ai thotë se edhe në bazë të lëvizjeve në Kuvend duket që LDK nuk e ka pasur informacionin që Vetëvendosje do të propozonte kryetarin e Kuvendit.

Më Shumë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Zafir Berisha thotë se bashkëpunimi me Kurtin mund të tolerohet vetëm nëse Ramush Haradinaj bëhet president

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e...

Lajmet e Fundit