LDK të hënën mbledh Kryesinë dhe Grupin Parlamentar

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se të hënën, duke filluar nga ora 09:00, në selinë e saj, do të mbajë mbledhjen e Kryesisë.

Ndërsa, në orën 13:00, do të mbajë mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Përndryshe, gjatë fillimit të këtij muaji pritet të vazhdojnë takimet në mes LDK-së dhe VV-së për mundësinë e arritjes së marrëveshjes së koalicionit.

Zyrtarët e LDK-së, mundësinë e arritjes së një marrëveshje e kanë lënë në duar të VV-së, pasi kanë thënë se kjo e fundit pasi ka zgjedhur Glauk Konufcës, kryetar të Kuvendit të Kosovës, duhet ta jap një arsye të fortë për vazhdimin e bisedimeve për koalicionin qeverisës. /Telegrafi/

Më Shumë

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit