Familjarët i kanë dhënë lamtumirën e fundit çiftit shqiptar që u ekzekutua me armë zjarri në Australi nga babai i vajzës.
Dy viktimat janë përcjellë për në banesën e fundit, ndërsa autori i krimit të dyfishtë ndodhet në spital në gjendje kome, sepse, shqiptari Osman Shaptafaj qëlloi veten me armë zjarri pasi vrau vajzën dhe dhëndrin.
E bija humbi jetën në vend nga plumbat, ndërsa dhëndri disa orë më vonë në spital, pasi plagët ishin të rënda. I ati sipas të afërmve të çiftit, kishte një formim të vështirë, ndërsa nuk ka qenë i ftuar as fejesën e çiftit dhe as në dasmë.
Tragjedia që pllakosi një familje shqiptare në Melbourne të Australisë, tronditi mbarë opinionin publik. Lindita Musai dhe bashkëshorti i saj, Vetoni një shqiptar nga Maqedonia do të prehen në varrezat e Melburnit.
Pista paraprake megjithatë tregon se shkak për vrasjen e 25 vjeçares dhe të shoqit të saj 29 vjec, mund të jenë bërë disa mosmarrëveshje familjare. Shtypi vendas shkruan se Shaptafaj, i ka shkuar në banesë të bijës dhe dhëndrit që sapo kishte festuar përvjetorin e parë të martesës, dhe ka hapur zjarr mbi ta.
Daily Mail thotë se Lindita i frikësohej shumë të atit. Një pjesëtar i familjes ka thënë në kushte anonimati se vajza kishte pasur me të një marrëdhënie të vështirë, dhe duket ishte përballur me të ndërsa përpiqej të kishte një jetë te qetë më të shoqin. Në momentin e incidentit, në shtëpinë e çiftit mendohet të ketë pasur disa njerëz të ftuar për festë. Lindita ishte recepsioniste në një firmë pasurish të patundshme në Melbourne, ndërsa bashkëshorti i saj punonte në një bankë aty pranë.