Iniciohet bashkëpunimi në mes të UPZ dhe Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorët të premten zhvilloi një vizitë në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) Prizren ku u takua me përfaqësuesin Wolfgang Leidig dhe këshilltarin z. Muhamed Rexhepi.

Në takim është diskutuar mundësia e arritjes së një marrëveshje të bashkëpunimit mes dy institucioneve, për konkretizimin e bashkëpunimit posaçërisht me Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, që është paraparë në Studimin e Fizibilitetit për ITP, pastaj Fakultetin e Ekonomisë dhe fakultetet tjera, si dhe shkollën verore ndërkombëtare dhe Panairin e Karrierës.

Po ashtu që Universiteti të jetë në dispozicion të ITP me shërbimet këshilluese dhe ekspertiza për biznese, industri, institucione dhe organizata të komunitetit që do të vendosen aty.

Ndërsa hapësirat e banimit(konviktet) dhe mensa të jetë në dispozicion edhe të studentëve të Universitetit.

Në parim palët u pajtuan që arritja e marrëveshjes është e rëndësishme dhe pas kalimit të procedurave përkatëse të bëhet edhe formalizmit dhe zbatimi i sajë brenda një afati të arsyeshëm.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Lajmet e Fundit