Legjenda e Turqisë dhe e Galatasarayt, Hakan Sukur ka zbuluar se tani është duke punuar si taksi ‘uber’ dhe shitur libra në SHBA, ndërsa pohon se Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogani i ka “marrë të gjitha” atij.
Ish sulmuesi 48 vjeçar, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e Interit dhe Blackburnit, thotë se ai është shpallur armik i Turqisë dhe të gjitha asetet e tija janë sekuestruar.
Sulmuesi ka shënuar mbi 250 gola në klubet që ka qenë dhe 51 në 112 ndeshje për shtetin e tij, transmeton Koha.net.
Ai ju bashkuar partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Erdoganit në 2011-ën, por hoqi dorë në 2013-ën kur nuk u pajtua me të.
“Atëherë filloi armiqësia”, ka thënë Sukur për Welt am Sonntag.
“Janë hedhur gurë drejt butikut të gruas time, fëmijët e mijë janë ngacmuar në rrugë. Unë kam pranuar kërcënime pas çdo deklarate që kam bërë. Kur unë u largova, ata më mbyllën babanë dhe më konfiskuan çdo që kam pasur.
“Mua nuk më ka mbetur asgjë askund në botë. Erdogani mori gjithçka prej meje. Të drejtën time për liri, të drejtën për tu shpjeguar, për të shprehur mendimet e mija, të drejtën për të punuar”, ka shtuar Sukur.
Babai i Sukurit tani është nën arrest shtëpiak, pasi u lirua nga burgu për shkak se u diagnostikua me kancer. Edhe nëna e tij po ashtu është diagnostikua me kancer, transmeton Koha.net.
“Është një kohë vërtet e vështirë për ta. Të gjithë ata që kanë pasur ndonjë lidhje me mua kanë vështirësi financiare”, ka shtuar Sukur.
Sukur ka mësuar se edhe një student Turk, i cili ka bërë një selfie me të, është burgosur për 14 muaj.