Lajm i mirë për Vedat Muriqin, tani mund të ndodhë transferimi i tij

Vedat Muriqi mbetet shumë i kërkuar në treg! Tottenham dhe Burnley janë lidhur sërish me klubin e Fenerbahces për të negociuar për kalimin e tij në Angli. Gazeta turke “Aksam” ka zbuluar se ish-drejtori sportiv i Fenerbahces, Damien Comolli, ka marrë telefonata nga të dy klubet.Kartoni i shqiptarit sipas Fenerbahces vlen 20 milionë euro, por palët nuk janë ulur për të negociuar më tutje.

Comolli u ka komunikuar klubeve angleze se Feneri nuk do ta shesë, pasi kërkon të bëjë mirë në kampionat.Sulmuesi shtatlartë mbetet lojtari lider me 11 gola të shënuar në 18 ndeshje me skuadrën e Fenerbahçes. Lojtari dëshiron largimin nga Turqia, por klubi nuk e lejon.

Lajmi i mirë? Damien Comolli është larguar zyrtarisht nga klubi turk. Ish-drejtori sportiv la detyrën pas 19 muajsh që mbante këtë pozitë dhe mund të ketë një dritë jeshile për Muriqin. Ai ishte personi që insistoi për të mbajtur lojtarin në skuadër.

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit