I riu nga Malisheva u rrah dhe u qëllua me armë të ftohtë për vdekje

Erion Morina, 20 vjeçar nga Kosova u gjet i vdekur sot në Itali. Morina, që me prejardhje është nga fshati i Drenoc i Malishevës, dyshohet se u vra.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Morina pas një mosmarrëveshje me disa persona, u sulmua me grushte e më pas me armë të ftohtë.

Gjithnjë sipas asaj që raportohet, trupi i Morinës pas ekzekutimit u hodh në lum nga personi që kreu krimin. Më pas, deri tek gjetja e trupit erdhi pasi që afër kanalit të lumit u panë shenja gjaku.

Mediat në Itali raportojnse karabinierët janë duke e hetuar rastin, dhe se aktualisht janë duke ndërmarrë disa operacione.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit