9.8 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Çmimi “Azem Shkreli” për vepër jetësore me gjashtë shkrimtarë në garë

Gjashtë propozime për çmimin kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli” i janë adresuar Ministrisë së Kulturës në konkursin e sivjetshëm.

Tetë propozime për prozë, pesë për kritikë letrare-eseistikë, gjashtë për përkthim, trembëdhjetë për poezi dhe shtatë për poezi në kategorinë e asaj për fëmijë, janë ato që do t’i shqyrtojë juria për çmimet vjetore për letërsi.

Konkursi i publikuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit më 6 dhjetor të vitit të kaluar është mbyllur më 6 janar. Ministria e Kulturës është shprehur e kënaqur me totalin që arrin në 45 propozime. Fituesit do të shpallen në ceremoninë që pritet të mbahet më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Propozimet për çmimin kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli”, si dhe për çmimet e tjera për letërsi për vitin 2019 bëhen nëpërmjet nominimeve që mund të bëhen nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës, shtëpitë botuese të Kosovës, redaksitë e gazetave dhe revistave letrare-kulturore të Kosovës, asociacionet e shkrimtarëve që veprojnë brenda territorit të Kosovës, organizatat joqeveritare që merren me veprimtari kulturore në Kosovë, personalitetet me reputacion publik dhe autorët e veprave letrare.

Jehona Shyti, drejtoreshë e Departamentit të Kulturës në Ministrinë e Kulturës, ka thënë se këtë vit janë të kënaqur me numrin e propozimeve që ka marrë.

Sipas saj, propozimet këtë vit kanë ardhur nga shtëpitë botuese: “Rozafa”, “Fad”, “Armagedoni”, “Faik Konica”, “Buzuku”, “Beqir Musliu”, “Riza Sheqiri”, “Koliqi”, “Qendra Multimedia”, “Pema”, “OM”, “Dituria Islame”, “Ura” nga Instituti Albanologjik, PEN Qendra e Kosovës, klubi letrar “Nositi”, fondacioni “Miqtë e Bibliotekës” dhe shtypshkronja “Berati”. Emrat e të propozuarve nuk janë bërë publikë nga MKRS-ja pasi, siç ka thënë Shyti, kjo bëhet për arsye që të mos ndikohet te vendimi i jurisë, e cila ende nuk e ka emëruar.

Drejtoresha e Departamentit të Kulturës po ashtu ka thënë se në pajtim me rregulloren për ndarjen e çmimit kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet e tjera në letërsi, është e përcaktuar që çmimet të ndahen në një ceremoni më datën 17 shkurt, në nderim të Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Më gjerësisht lexoni në edicionin e sotëm të “Kohës Ditore”

Më Shumë

Kohë lufte

Enver Sulaj Sa të bukura janë fjalët Sa të trishtueshme dhembjet Kur sytë ke mbyllur E mbi kokë të rrinë engjëjt. Nuk është kjo jeta e ëndrrave As pikëshikimi i...

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili dje ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare. Ushtruesja e...

Lajmet e Fundit