30.8 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Murati: Qeveria në largim s’mund ta çojë projektbuxhetin 2020 në Kuvend

Artan Murati nga shoqëria civile, ka thënë se Qeveria në largim nuk mund ta sjellë Projektbuxhetin për vitin 2020 në Kuvend, ndonësë ditë më parë njohës të ekonomisë e kishin përmendur një mundësi të tillë, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murati ka thënë se për të ndodhë një gjë e tillë, Kuvendi duhet të ketë funksional Komisionin për Buxhet e Financa, si fillim, në mënyrë që të trajtohet ai Projektbuxhet.

“Për me tepër, nuk mund te ketë Komisione Parlamentare pa qenë e ditur sa ministri do të jenë, sepse Komisionet krijohen neë bazë të numrit të ministrive të cilat duhet të mbikëqyren. Ka edhe arsye tjera, të cilat nuk po i listoj këtu”, ka shkruar Murati.

Ai ka thënë se qeveria në ikje e legjislaturës së gjashtë dhe legjislatura e shtatë nuk funksionojnë bashkë.

“Legjislatura e shtatë, qeveria në ikje e legjislaturës se gjashtë – nuk funksionojnë bashkë. Kjo është shume e qarte. Mos të krijohet konfuzion neper tv, dhe mos te flitet për gjera qe nuk jemi te sigurt se qëndrojnë ashtu siç themi.”, thuhet në postimin e Muratit.

Ndryshe, Ministria e Financave ka paralajmëruar se në rast të mos miratimit të ligjit të ri për buxhetin nga qeveria e re dhe kuvendi, të gjitha pagesat duke përfshirë pagat që nga organet e sigurisë e deri te shërbimi civil, pensionet dhe asistencat tjera sociale, shërbimet publike si dhe të gjitha obligimet tjera buxhetore do të ndërpriten nga 28 shkurt, përkatësisht 31.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria ka njoftuar se pas datës 31 mars, asnjë organizatë buxhetore ose autoritet tjetër publik nuk mund të autorizojë asnjë shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore.

Në këtë Ministri kanë thënë se mbetet në përgjegjësi të institucioneve të dala nga zgjedhjet e vitit 2019 që të mundësojnë konstituimin e organeve të Kuvendit (Komisioneve parlamentare) si dhe Qeverisë, për të trajtuar çështjen e buxhetit dhe projektligjin e buxhetit për vitin 2020, si ndër veprimet e para më se urgjente./Gazeta Express

Më Shumë

Vdes ish-gazetari Mehmet Spahiu, ishte edhe aktivist i LDK-së në Dragash

Ka vdekur ish-gazetari kosovar, Mehmet Spahiu. Ai ishte Asamblist i Kuvendit Komunal të Dragashit nga radhët e LDK-së. Lajmi është bërë i ditur nga një faqe...

Rahovec–Xërxë: Fillon ndërtimi i ishullit ndarës dhe zgjerimi i rrugës në katër korsi

Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e ishullit ndarës në rrugën Rahovec–Xërxë, në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës në katër korsi përgjatë...

Lajmet e Fundit