-2.2 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

Fikrim Damka tregon se në cilën ministri do të ishin më efektive si komunitet

Fikrim Damka është deputet në Parlamentin e Kosovës, ai njëherësh është edhe kryetari i ri i Partisë Demokratike Turke të Kosovës KDTP. Në këtë intervistë ekskluzive për Gazeta e Re ai ka folur për problemet dhe sfidat e komunitetit turk në Kosovë, dialogun Kosovë-Serbi dhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
GER: A mund të përshkruani ndryshimet në politikën turke në Kosovë duke krahasuar të kaluarën dhe kohën e tashme?

Siç dihet, me kryesinë e re të Partisë Demokratike Turke të Kosovës, ne kemi deklaruar se do të bëjmë ndryshime në çështje të rëndësishme në politikën turke të Kosovës. Para së gjithash, përmes ndryshimeve rrënjësore në partinë tonë, ne do të krijojmë një strukturë që do t’i japë partisë tonë një identitet të korporatës dhe do t’i përgjigjet shpejt kërkesave të popullit tonë. Në përgjithësi, përmes projekteve mbi arsimin, kulturën dhe shëndetësinë do të ketë ndryshime të rëndësishme për komunitetin turk të Kosovës

GER: Sipas mendimit tuaj, cilat janë tre problemet më të mëdha të turqve të Kosovës dhe cilat janë sugjerimet tuaja për këto probleme?

Fatkeqësisht, kur shikojmë situatën ekonomike të komunitetit turk në Kosovë në krahasim me nivelin e arsimimit, për fat të keq kjo dukuri është kontradiktor. Fatkeqësisht, sa i përket punësimit, ne shohim që të rinjtë tanë nuk janë në gjendje të marrin pjesë në institucione publike të mjaftueshme, përfaqësimi ynë nuk sigurohet nga përqindja me të drejtë ligjore, dhe zgjidhja e kësaj do të jetë e rëndësishme për ne. Turqit e Kosovës gjithashtu po përjetojnë vështirësi serioze ekonomike. Për të zgjidhur këto probleme, unë mendoj se duke inkurajuar të rinjtë tanë të bëjnë prodhim dhe aktivitete tregtare, duhet gjithashtu të sigurojmë fond financiar për sipërmarrësit turq që duan të zbatojnë ide të reja biznesi.

Një nga problemet kryesore të turqve të Kosovës është vështirësitë në arsimimin e të rinjve tanë për t’u regjistruar në universitete, dhe sistemi arsimor jashtë vendit nuk përputhet me kurrikulën në vendin tonë. Në veçanti, studimet duhet të bëhen për të përgatitur studentët tanë më mirë për departamentet e shkencës dhe për t’i bërë ata më të suksesshëm në provime. Laboratorët e shkencës, teknologjisë, gjuhës dhe matematikës duhet të themelohen dhe arsimi në këto fusha duhet të sigurohet të jetë me cilësi më të lartë.

Kur bëhet fjalë për shëndetin, mungesa e një fondi të sigurimeve shëndetësore në vendin tonë dhe fakti që bën që të gjithë qytetarët tanë të preken nga probleme serioze në fushën e shëndetit, përbëjnë një problem madhor. Trajtimi i pacientëve kosovar në Turqi të cilët nuk kanë mundësi të marrin trajtime është shume e rëndësishme, kësaj pune duhet te gjejmë një zgjidhje te qëndrueshëm.

GER: Tashmë keni deklaruar se keni një kërkesë për një ministri në kabinetin e ri, a keni një kërkesë konkret për marrjen e një ministrie?

Siç kemi përmendur edhe më parë, nga qeveria e re do të kërkojmë një ministri. Nga rezultatet e konsultimeve me partnerët e rijnë qeverisës, besojmë se me se miri dhe ne mënyrë me efikase për ti shërbyer shoqërisë sonë, si komunitete do të punonim në Ministrinë e Kulturës dhe Sportit.

GER: Ka çështje të rënda që presin qeverinë e re, negociatat me Serbinë etj. Cili është qëndrimi juaj ndaj këtyre çështjeve?

Ekzistojnë çështje serioze që presin qeverinë e re, dialogu me Serbinë është një prej tyre. Ne do të këshillohemi me partnerët tanë të koalicionit në detaje dhe do të mbështesim atë që është më e mira për ne, duke marrë parasysh interesat e komunitetit tonë. Është e qartë se Serbia duhet të ketë marrëdhënie të mira me vendet fqinje po ashtu dhe me Kosovën, kështu që ne kemi deklaruar disa herë që mbështesim dialogun.

GER: Siç e dini, Kosova do të qeveriset nga një kryeministër i ri, i cili kurrë më parë nuk është provuar në qeveri. Çka mendoni gjatë kësaj periudhe, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë në çfarë drejtimi mendoni se do të zhvillohen?

Siç ka qene deri me sot, marrëdhëniet e Kosovës dhe Turqisë do të vazhdojë të shkojnë përpara me hapa të fortë dhe të guximshme. Unë mendoj se së bashku me kryeministrin e ri, ne mund të arrijmë rezultate më produktive duke përshpejtuar zhvillimet në fushat ekonomike, shëndetësore, kulturore dhe të sigurisë.

Unë besoj se Partia Demokratike Turke e Kosovës do të jete udhëheqës në këtë rrugë. KDTP-ja me punët e saj efektive ka dëshmuar se është adresa e vetme ne marrëdhëniet dy vendeve vëllezër, Kosovës dhe Turqisë, qëllimi ynë është që me kalimin e kohës te zhvillojmë edhe me shume marrëdhëniet e dy vendeve. Ne konsultimet e deritanishme qe kemi bere me Albin Krutin kemi pare se edhe ai është i ngrohte për këto zhvillime. Për te forcuar edhe me shume marrëdhëniet e dy vendeve shume shpejt do te realizojmë një vizite ne republikën e Turqisë. /gazetaere.com/

Më Shumë

Rregullohet sistemi i ngrohjes në shkollën ‘Hysen Rexhepi’ të Prizrenit

Drejtoresha e Shkollës "Hysen Rexhepi", Lumnije Rakaj, ka njoftuar se është vënë në funksion ngrohja e re me pelet në këtë institucion edukativ. Ky përmirësim...

Skuadra prizrenase rrëmben fitoren në çerekun e fundit

Skuadra prizrenase, New Basket, e mposhti Borean me rezultat 76-70. New Basketi hyri në çerekun e fundit me 9 pikë disavantazh, derisa me angazhimin në mbrojtje...

Lajmet e Fundit