Një fshat në Zvicër mund të evakuohet mbi 10 vjet, për shkak të një depoje armësh

Një fshat në Zvicër mund të evakuohet për më shumë një dekadë, pasi autoritetet do të pastrojnë një depo armësh nga Lufta e Dytë Botërore.

Ministria e Mbrojtjes ka konstatuar vitin e kaluar se depoja paraqet rrezik “të papranueshëm” për njerëzit pranë të fshatit Mitholc.

Tani, autoritetet kanë thënë se banorët mund të detyrohen të largohen, derisa të pastrohet depoja.

“Varësisht se si shkon puna, banorët duhet të presin që evakumi të zgjasë më shumë se dhjetë vjet”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes së Zvicrës, raporton “Rel”.

Banorët do të duhet ta miratojnë planin për largim nga zona, ndërkohë që konsultimet publike tashmë janë në zhvillim e sipër.

Depoja ka shpërthyer pjesërisht në vitin 1947, duke vrarë nëntë njerëz dhe duke shkatërruar stacionin e trenit pranë.

Por, më shumë se 70 vjet më vonë, rreth 3 500 tonelata municion mbeten atje.

Më Shumë

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Totaj: Zhuri dëshmoi mbështetjen e fuqishme për vizionin e PDK-së

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës , Shaqir Totaj, ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin zgjedhor të...

Lajmet e Fundit