-5.5 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Taylor Swift shpallet artistja “bestseller” e vitit 2019

Kantautorja e famshme amerikane, Taylor Swift është emëruar artistja me shitjet më të mira gjatë vitit 2019, nga Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike.

Të enjten e kaluar, Swift e lansoi videoprojektin e fundit muzikor, “The Man”, këngë kjo e shkruar nga këngëtarja e cila po ashtu luan dhe e ka bërë regjinë e videoklipit.

“Lover”, që është albumi i shtatë i Swiftit i lansuar në gusht të vitit 2019, ka arritur ti shesë 3 milionë kopje anembanë botës, vetëm në javën e parë të publikimit.

Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike, i llogaritë shitjet në bazë të të dhënave të siguruara nga kanalet transmetuese, albumet digjitale dhe fizike dhe shitjet e këngëve në të gjithë botën. Më pas, vlerësimet e tyre bazohen në vlerat relative të secilës metodë të konsumit, transmeton Koha.net.

Ed Sheeran u rendit i dyti në këtë listë i përcjellë nga Post Malone, në vendin e tretë dhe Billie Eilish, në vendin e katërt.

Kjo është hera e dytë që Swift është vlerësuar artistja me shitjet më të mira të vitit 2019. Për herë të parë këtë titull, këngëtarja e kishte fituar në vitin 2014. Ed Sheeran e kishte gëzuar këtë sukses në vitin 2017, derisa një vit më vonë, Drake e kryesoi këtë listë të përpiluar nga Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike.

Fituesja e dhjetëfishtë e çmimit “Grammy” e cila në janar të këtij viti e lansoi dokumentarin, “Taylor Swift: Miss Americana” në festivalin e filmit “Sundance”, do të jetë ndër performueset kryesore të edicionit të sivjetmë të festivalit muzikor “Glastonbury”, që mbahet në muajin qershor.

Taylor Swift shpallet artistja “bestseller” e vitit 2019

Më Shumë

Policia shqipton 1,506 tiketa dhe arreston 41 persona

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 30 aksidente me të lënduar dhe 72 aksidente me dëme materiale, ndërsa...

Policia në Prizren gëzon fëmijët me dhurata për festat e fundvitit

Me rastin e festave të fund vitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka realizuar aktivitetin humanitar në...

Lajmet e Fundit