12.4 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Milionshet e mbylljes së gojës

kurti ne koruishLëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka mbajtur një tubim me banorët e fshatit Korishë. Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe lideri i VV-së, Albin Kurti.

Në këtë fshat, Kurti  ka komentuar pretmtimet milionshe që kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, i ka bërë  për Prizrenin. “Miku të jep bukë për të të mbushur barkun, kurse armiku të jep për ta mbyllur gojën. Këto milionat që premtojnë, e këto dreka që i japin, i bëjnë për ta blerë heshtjen qytetarëve”, tha Kurti.

“Në alternativën lokale dhe qendrore, parimet tona i kemi përshtatur me hallet e qytetarit. Ne do të angazhohemi që ta kthejmë prodhimin në ekonomi, e jo që shteti t’i lehtësojë prodhuesit e huaj për të shitur këtu duke i shpallur luftë prodhimit vendas”.

Kurti tha se VV-ja është i vetmi subjekt që flet për shtetin social, për barazi dhe solidaritet. “Pabarazia është fakt shoqëror dhe me ne roli i shtetit është që ta zbus këtë pabarazi. Këto ditë që kam udhëtuar me mijëra kilometra për çdo ditë, nuk e kam parë asnjëherë që policët këto ditë asnjëherë nuk i ndalin xhipat luksozë me xhama të errët, por vetëm makina të vjetra. Me ne policia nuk do t’i frikësohet kriminelëve, por kriminelët policisë” .

“Është e vërtetë që policia dhe gjykatat komandohen nga pushteti, por këtë nuk e bëjnë nga qejfi. Me ardhjen tonë në pushtet, ata lirohen nga pushteti – dhe nëqoftëse ka policë e prokurorë që e duan pushtetin, ata duhet t’i heqim nga puna”.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj tha ndërkaq se në zgjedhjet e kaluara qytetarët prizrenas në mungesë të alternativave është dashur të zgjidhnin të keqen më të vogël.

“Sot kemi tre alternative. Alternative e tyre që koherzën e kalojnë në gjykata dhe përball drejtësisë. Alternativa e atyre që jetën e rëndë ekonomike e tejkalojnë me metafora të dala mode, dhe alternativa e cila do të krijoj shembullin e mirë të qeverisjes, e cila nuk do të përfshihet dhe marr pjesë në korrupsion, alternativa e cila ka zgjidhje për Prizrenin. Ne nuk ju premtojmë miliona euro, por mund t’ju garantojmë vetëm angazhimin tonë të plotë në punë”, tha Rexhaj./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Drini i Bardhë nis stinorin pranveror me fitore

KF Drini i Bardhë e ka nisur me sukses stinorin pranveror në Ligën e Dytë të Kosovës, duke mposhtur ekipin e Shqiponjave me rezultat...

Enis Kervan emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar si zëvendësministër të Mbrojtjes, Enis Kervan.Ai uroi për pozitën Kervan dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e...

Lajmet e Fundit