Rooney zbulon të metat e Ronaldos

Wayne Rooney ka zbuluar disa detaje mjaft interesante lidhur me Cristiano Ronaldon.Ronaldo, i cili shquhet për fizikun e tij dhe formën e lartë të treguar ndër vite, pa treguar asnjëherë rënie të madhe, duket se nuk ka qenë gjithmonë i kujdesshëm me ushqimin.

Madje, Rooney ka zbuluar se dyshja e United dikur, shkonin në fast-food restaurante, edhe një natë para ndeshjes.“Me Cristianon, kur shkova në fillim te United, ne shkonim bashkë në ndeshje dhe në stërvitje. Më kujtohet një natë, para një ndeshje, ne ndaluam në McDonald’s, sepse ai dëshironte një Big Mac” ka thënë Rooney për ‘Times’, transmeton lajmi.net.

“Ai po mundohej të fitonte peshë sepse ishte i dobët. Unë vozisja veturën” ka shtuar anglezi.Cristiano Ronaldo tashmë aktivizohet me skuadrën e Juventus, kurse Rooney mbron fanellën e Derby County.

Më Shumë

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

“U godit 5 herë me thikë në shpinë”, konflikti për pronë dyshohet se çoi në vrasjen e imamit në Dragash

Imami i fshatit Zlipotok të Dragashit, Gazmen Tairovci dyshohet se është therur për vdekje për shkak të një prone, konkretisht për prerjen e barit...

Lajmet e Fundit