Hoti i kundërpërgjigjet Kurtit: Taksa duhet të hiqet plotësisht

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur shefit të tij, Albin Kurti, që më herët të dielën kërkoi falje që s’ka bindur LDK-në për të hequr pjesërisht taksën ndaj mallrave serbe. Hoti ka thënë se taksa duhet të hiqet menjëherë, sot, dhe atë plotësisht.

Në postimin e tij, Hoti ka thumbuar Kurtin duke thënë se “nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me SHBA”.

“Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT. Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA. Lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë së Kosovës e të lidhjeve me partnerët tanë”, ka thënë ai.

Hoti po ashtu ka përmendur edhe bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovën.

“Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që qojnë në DISTANCIM të SHBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa”, ka shtuar numri dy i qeverisë.

Më Shumë

Sonte krejt në Prizren për Kosovën, ndeshja parakualifikuese ndaj Shqipërisë për EuroBasket

Ndeshja e tretë parakualifikuese e Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, mes Kosovës dhe Shqipërisë, zhvillohet sonte në Prizren. Dueli do të fillojë nga ora 19:00,...

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit