Edhe katër të diagnostikuar me koronavirus në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se bazuar në rezultatet e testimeve janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke e çuar numrin në total në 13.

Bëhet fjalë për familjarë të ngushtë të pacientit nga Stublla e Vitisë që ishte diagnostikuar me këtë virus më 13 mars.

“E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë”, ka shkruar Vitia në një postim në Facebook.

Ai ka kërkuar vetëdije e ndihmë të qytetarëve pas këtyre rasteve.

“Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, ka shtuar ai.

Dje Qeveria e Kosovës ka shpallur emergjencë shëndetësore.

Më Shumë

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit,...

Lajmet e Fundit