Gjendja e pacientëve të prekur me coronavirus është stabile, 10 prej tyre janë në Klinikën

Gjendja shëndetësore e personave të prekur me coronavirus (COVID-19), është stabile.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive të QKUK-së.

“Për momentin kemi 10 pacientë të shtrirë në Klinikë të konfirmuar me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, me përjashtim të pacientit të moshuar nga Vitia që është pak më e rënduar, i cili ka nevojë herë pas here për oksigjenoterapi, por edhe gjendja e tij shëndetësore për momentin është stabile”, tha Krasniqi për Telegrafin.

Ndryshe, numri i personave të prekur me coronavirus në Kosovë ka shkuar në 16. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka lutur qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për higjienën. /Telegrafi/

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare,...

Lajmet e Fundit