Kapet në flagrancë duke thyer derën e një shtëpie në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke tentuar të thyej derën e shtëpisë së ankuesit mashkull.

Policia bën me dije se të dyshuarit i kanë konfiskuar një shufër metalike, një palë dare, një thikë të vogël dhe një telefon mobil, shkruan PizrenPress.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se kishte zënë në flagrancë një të dyshuar mashkull kosovar duke tentuar të thyej derën e shtëpisë së tij. Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar të dyshuarin dhe nga i njëjti kanë konfiskuar një shufër metalike, një palë dare, një thikë të vogël dhe një telefon mobil”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Lajmet e Fundit