Pronarët e dy kafiterive në Dubravë të Suharekës shoqërohen në Stacionin policor

Komuna e Suharekës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshmitë në këtë komunë, për shkak të moszbatimit të urdhëresave të Qeverisë së Kosovës lidhur me koronavirusin, raporton Koha.

Në njoftim thuhet se personat në fjalë janë pronarë të dy bizneseve, përkatësisht kafiterive.

“Komuna e Suharekës dhe drejtoria e Inspeksionit janë vazhdimisht në terren për ta parë se a po zbatohet vendimi i Qeverisë pas shpalljes së pandemisë nga Covid 19”, shkruan në njoftim.

Me këtë rast është publikuar edhe raporti policor për këtë rast, ku është theksuar se të martën në mëngjes Policia ka asistuar inspektorët komunalë në fshatin Dubravë, me ç’rast është gjetur se në brendi të dy lokaleve janë shërbyer klientët. Sipas raportit, Policia dhe inspektorët kanë larguar klientët, ndërkohë që dy të dyshimtit janë shoqëruar për në Stacionin policor në Suharekë, ku edhe janë intervistuar. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, me rastin duhet të merren inspektorët komunal.

Më Shumë

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Lajmet e Fundit