4.2 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Në Rahovec nuk mbahet asnjë seancë për raste të natyrës urgjente, respektohet edhe vendimi i Qeverisë për mbyllje të lokaleve

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, nga dita e reduktimit të aktiviteteve të gjykatave për shkak të koronavirusit e deri më tani, nuk është mbajtur asnjë seancë për raste të natyrës urgjente.

Pas konfirmimit të rasteve të para pozitive me koronavirus në Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kishte marrë vendim për reduktimin e të gjitha aktiviteteve në kuadër të KGJK-së dhe atyre të Gjykatave të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, KGJK kishte bërë të ditur se kryetarët e gjykatave duhet të caktojnë gjyqtarët dhe stafin administrativ të mjaftueshëm për të kujdestaruar dhe realizuar vetëm veprimtaritë e natyrës urgjente.

“Ato të caktimit të masave për sigurimin e prezencës së të pandehurve-paraburgimit apo masave tjera, rastet e dhunës në familje, masave tjera si dhe rasteve tjera urgjente që eventualisht mund të paraqiten”, thuhej në njoftim.

Gjykatësi mbikëqyrës i degës në Rahovec, Jonuz Bugari, për “Betimi për Drejtësi”, ka thënë se ka ndërmarrë të gjitha veprimet në përputhje me vendimin e KGJK-së dhe se deri më tash në këtë gjykatë nuk është paraqitur asnjë kërkesë për sigurimin e masës së paraburgimit apo masave tjera për sigurimin e prezencës së të pandehurve.

Bugari ka bërë të ditur se ka caktuar edhe gjyqtarët kujdestarë, dhe atë, gjykatësin Ilir Rashkaj për Departamentin e Përgjithshëm- Divizioni Penal dhe gjykatësin Betim Behluli për Departamentin e Përgjithshëm- Divizioni Civil.

Në anën tjetër, në Rahovec po respektohet edhe vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për mbylljen e bizneseve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas drejtorit të Inspektorateve në Komunën e Rahovecit, Besnik Hoti, të gjitha bizneset në Rahovec po zbatojnë në përpikmëri vendimin e Qeverisë, të marrë si masë parandaluese për mbrojtje nga pandemia globale, koronavirus.

Ndryshe, të premten e 13 marsit 2020, në Kosovë janë identifikuar rastet e para të infektimit me koronavirusin COVID-19, kurse deri më tani numri i të infektuarve ka shkuar në 16. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë...

KBF Bashkimi, klubi më i mirë i vitit

KBF Bashkimi është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Klubi më i Mirë” për vitin 2025 në kategorinë e femrave, ndarë nga Federata e Basketbollit të...

Lajmet e Fundit