11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Në Skorobisht, Kabashi premton investime në bujqësi

Kabashi-skorobishtKoalicioni AAK-LDD, ka mbajtur tubim zgjedhor me banorët e fshatit Skorobisht. Kandidati i këtij koalicioni për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi, ka prezantuar programin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Kabashi tha se platforma e tij qeverisëse, synim kryesor ka zhvillimin ekonomik përmes funksionalizimit të zonave industriale, investimeve dhe subvencioneve në bujqësi, turizëm dhe ndërtimtari, e që përmes këtyre katër shtyllave do të krijohen vende të reja të punës duke theksuar, se brenda mandatit të ardhshëm katër vjeçar.

“Secila familje në komunën e Prizrenit, do të ketë së paku një anëtar të familjes të punësuar, krejt kjo me qëllim të përmirësimit të mirëqenies sociale në vendin tonë“, tha Kabashi.

Për fshatin Skorobisht, Kabashi u fokusua në investimet në sektorin e bujqësisë, përkatësisht në dy nënsektorë të kësaj lëmie: në blegtori dhe pemëtari përmes të cilave shumë lehtë krijohen vende pune, duke ju premtuar banorëve të fshatit Skorobisht se gjatë qeverisjes së koalicionit AAK-LDD, të gjitha këto do të bëhen realitet dhe qytetarët do të ndjejnë dorën e mirë të qeverisjes.

“Ne do të bashkëqeverisim me ju, do jemi bashkëhartues të buxhetit dhe bashkërealizues të projekteve tuaja”, tha Kabashi, duke shtuar ai tha se investimet për infrastruktur në përgjithësi janë gjëra elementare për jetë, dhe gjatë katër vjeçarit të qeverisjes së tij, të gjitha do të rregullohen sipas standardeve që kërkohen.

Ndërkaq, kryetari i AAK-së në Prizren, Fatmir Kastrati, tha se alternativa e vetme për ndryshime në komunën e Prizrenit, është kandidati i koalicionit për kryetar Lulzim Kabashi dhe vet koalicioni AAK, me ç’rast kërkoi nga banorët e këtij fshati që me 3 nëntor të dalin në votime dhe votën ta adresojnë në vendin e duhur, tek numri 62. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Europa League: Leverkuseni i Granit Xhakës përballet me Romën

Pas gjysmëfinaleve të para të Champions League, në rend do të jenë ato të Europa League. Në këtë fazë të garës së dytë më të...

“Beteja e Koshares” – Quni: Në raport me Serbi gjithmonë krijonim epërsi

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-Ministri i Mbrojtjes tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni ka dhënë detaje ekskluzive lidhur me Betejën e Kosharës. Quni...

Lajmet e Fundit