9.8 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Tare në bisedime me tre futbollistë

Ndërkohë që futbolli në Itali dhe në thuajse të gjithë Europën është ndalur, Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare nuk mund të pushojë, pasi përveç planifikimeve për sezonin e ardhshëm, duhet të mendojë edhe për rinovimet e kontratave.

Kjo pasi plot 3 futbollistëve të klubit bardhekaltër u përfundon kontrata me Lazion në fund të muajit qershor dhe duke qenë se për të përfunduar sezonin aktual mund të luhet përtej këtij muaji, është e nevojshme që të rinovohet bashkë punimi me ta.

Bëhet fjalë për mbrojtësin anësor Senad Lulic dhe mesfushorët Parolo e Cataldi, ndërsa dy të parët pritet të marrin një kontratë të re një vjeçare dhe i fundit një kontratë 5-vjeçare, duke parë edhe moshën e re.

Aktualisht Tare po bisedon me menaxherët e këtyre futbollistëve për të rinovuar kontratën që do t’i lidhte sërish ata me Lazion, pasi kështu edhe Inzaghi do të ishte i qetë për sprintin final të kampionatit.

Më Shumë

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Drini i Bardhë ndan pikët me Flamurtarin

Drini i Bardhë ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 2:2 me Flamurtarin në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në kuadër të garave...

Lajmet e Fundit