Vdes legjenda e Atleticos, Capon

Futbollisti legjendar i Atletico Madridit, Jose Luis Capon ka vdekur të dielën në moshën 72-vjeçare, shkaku i pneumonisë që i është shkaktuar nga koronavirusi, raportojnë mediumet spanjolle, transmeton Koha.net.

Lajmi tragjik vjen vetëm një ditë pas vdekjes së futbollistit 14-vjeçar të Atleticos, Christian Minchola.Capon kishte luajtur për Atleticon nga viti 1970 deri në vitin 1980. Gjatë kohës së tij Capon fitoi ligën e Spanjës në vitin 1973 dhe 1977, Kupën Interkontinentale në vitin 1974 dhe Kupën e Spanjës në vitin 1976.

Gjatë nëntë stinorëve me klubin madrilen, mbrojtësi luajti 269 ndeshje në të gjitha garat.Capon vuante nga Parkinsoni në vitet e fundit.

Më Shumë

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, figurës më të shquar të futbollit kosovar dhe njërit prej sportistëve më të...

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Lajmet e Fundit