9.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Claudia Schiffer e përshkruan veten si shumë të turpshme

Supermodelja e njohur botërore, Claudia Schiffer, e njohur për paraqitjen në disa prej revistave më prestigjioze, dhe pjesëmarrjen në sfilata të panumërta të modës, e pranon se shumicën e kohës sa është marrë me modelizëm është ndjerë nervoze, transmeton Koha.

Për numrin e ri të revistës “ELLE”, Schiffer tha: “Emocionet para çdo sfilate mund të jenë shumë të forta nganjëherë. Unë e shijoja këtë ndjesi pasi e përfundoja punën me sukses apo kur ishim duke festuar pas sfilatave, por para tyre, jo aspak. Por, me kalimin e kohës u mësova t’i kontrolloja këto emocione, sepse kisha hyrë në një botë ku duhej t’i mbyllja sytë dhe ta vazhdoja punën”.

Ajo madje tregon se i kishte humbur edhe disa raste të mira të aktrimit, për shkak të natyrës së turpshme.

“Më kujtohet një herë, po qëndroja e ulur në aeroplan pranë regjisori, Luc Besson. Unë i adhuroja të gjithë filmat e tij, por për shkak se ndihesha e turpëruar vendosa të shtirem sikur po flija gjatë gjithë udhëtimit, në mënyrë që të mos flisja me të. Po ashtu, para shumë kohësh pata rastin të takohem me aktorin, Michael J Fox. Ai më dukej fantastik në filma, por kur u takova me të në një ndejë, nuk arrita t’i them as ‘përshëndetje’. Ai më kërkoi të punoja me të në një seri televizive, por unë i thash jo. Thjeshtë ishte e tepërt për mua,” ka deklaruar modelja Gjermane.

Ndërkohë, bukuroshja 49-vjeçare në të kaluarën e kishte pranuar se me kalimin e vjetëve, industria e modës ishte bërë më e civilizuar.

“Moda ka qenë gjithnjë jeta ime dhe asnjëherë nuk e kisha menduar të bëjë diçka tjetër. Sot, kjo industri është më e civilizuar. Në kohën time, ne detyroheshim të punojmë deri në ora 4 të mëngjesit dhe pas tri orësh e gjenim veten në aeroplan duke udhëtuar drejt destinacionit tjetër. Tani, agjencitë kujdesen më shumë për modelet e tyre, sidomos kur vjen puna te shëndeti i tyre mendorë dhe fizik. Sigurisht se ato ndjejnë presion të madh për ta dokumentuar çdo moment të jetës së tyre, por kjo gjithashtu të ndihmon të qëndrosh më afër fansave tu,” citohet të ketë thënë Schiffer.

Më Shumë

Drejtoria e Arsimit në Prizren publikon listën e propozimeve për bursat e vitit akademik 2023/2024

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka  publikuar sot listën propozuese të kandidatëve që kanë konkurruar për bursat e vitit akademik 2023/2024. Lista përmban emrat e...

9 vite pas ndarjes; Zayn Malik kujton fejesën me Perrie Edwards!

Zayn Malik ka folur së fundmi për marrëdhëniet e tij të kaluara nga prishja e fejesës me Perrie Edwards deri te mirëpritja e një...

Lajmet e Fundit