24.5 C
Prizren
E shtunë, 15 Mars, 2025

LDK-ja fillon betejën për fitore nga Prizreni

ldk pzLDK-ja e ka përmbyllur fushatën zgjedhore edhe në Prizren.Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në tubimin e organizuar në Qendrën Sportive “Sezair Surroi”. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, u shpreh i bindur në fitoren e LDK-së dhe kandidatit të saj për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu. Ai u bëri thirrje qytetarëve të kësaj komune që vendimin e tyre për t’ia kthyer Prizrenit qeverisjen e mirë, të përgjegjshme dhe zhvillimore, ta marrim që në raundin e parë, më 3 nëntor, duke theksuar se Prizreni nuk ka më kohë për të humbur.

Mustafa tha se në të gjitha komunat dhe takimet me qytetarë, është shprehur papajtueshmëria me gjendjen aktuale.

“Qytetarët nuk pajtohen që Kosova të mos zhvillohet, ata nuk duan që të kemi papunësi, shtet me korrupsion të lartë, që pushteti të mos kujdeset për qytetarë, shtet të ngulfatur dhe pa demokraci qytetare. Alternativa jonë është e kundërta e asaj që qeverisë aktualisht në Prizren. LDK-ja e ka alternativën e zhvillimit ekonomik, punësimit, qeverisjes së mirë, demokracisë qytetare dhe luftës kundër korrupsionit”, tha Mustafa.

“Kam ardhur t’ju ftojë që ta fitojmë Prizrenin që në raundin e parë, që fitorja të jetë e fuqishme. Kam ardhur t’ju ftoj që më ndihmën tuaj Eqrem Kryeziu të fitojë qysh më 3 nëntor, sepse nuk kemi kohë të presim, nuk ka kohë Prizreni të pres sepse e dimë vullnetin e qytetarëve të Prizrenit”, tha Mustafa.

Sipas tij, të gjitha partitë tjera të cilat thirren në demokraci, e kanë ngulfatur demokracinë, ‘sepse nuk janë për lirinë individuale, lirinë e grupeve, për lirinë e fjalës, për lirinë e punës, për lirinë e lëvizjes, ato nuk janë parti që i nevojiten këtij vendi’.

“Prandaj ne dëshirojmë që pushtetin ta ndërtojmë me Lidhjen tonë, me Lidhjen Demokratike të Kosovës, me Lidhjen e Ibrahim Rugovës, me Lidhjen e besës dhe me Lidhjen e punës”, tha Mustafa.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, tha se është bindur që ka pasur të drejtë kur ka thënë se beteja e tij dhe e LDK-së në Prizren është betejë për liri.

“Vetëm pak ditë pasi e kisha thënë këtë, në sheshin tonë “Shatërvan”, pamë një spektakël me disa kryeministra. Ishte pantomimë e ngadalësuar e një beteje greko-romake se kush do të jetë më vasal. Por, LDK-ja nuk pajtohet se ka vend për beteja të tilla. Sepse ajo është bashkim i individëve të lirë dhe LDK-së, as nuk kërkon nga njeri të bëhet vasal, e për Zotin nuk bëhet vet vasal kurrë”, tha Kryeziu.

Ai u shpreh i bindur se deti i pashtershëm i njerëzve që mbështesin LDK-në, do ta fitojnë betejën për liri në Prizren “Por, ne nuk do të ndalemi derisa ta bëjmë Isa Mustafën kryeministër të Kosovës. Është dëshira dhe bindja e secilit prej nesh që me Isa Mustafën do të marrë rrugë një zhvillim i mirëfilltë ekonomik i Kosovës dhe jeta në Kosovë do të stabilizohet përfundimisht”, tha Kryeziu.

Ai tha se gjatë kohës së fushatës ka shpalosur programin qeverisës të LDK-së për Prizrenin, duke theksuar se Prizreni është komuna që ka nevojë për programin më të shkurtër. “Stop degradimit moral, material dhe politik të këtij qyteti”, tha Kryeziu. Të gjitha partitë politike, sipas Kryeziut, janë anëtare të së njëjtës shtëpi. Por, theksoi se “LDK-ja konkurron për ta marrë pushtetin nga fëmijët plëngprishës”, tha Kryeziu, duke përfunduar fjalën e tij me konstatimin se fitorja e padyshimtë e LDK-së në nuk do të jetë vetëm fitore e LDK-së, por do të jetë fitore e qytetarisë dhe pjekurisë politike të qytetarëve të Kosovës./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Laura Fazliu në gjysmëfinale të Upper Austria Grand Prix 2025

Laura Fazliu ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Upper Austria Grand Prix 2025 dhe është gjithnjë e më pranë medaljes së artë. Në çerekfinale...

Për disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët, një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren

Një person ka lajmëruar se kishte shkuar për vizitë te viktima pasi disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët e tij, të cilën e...

Lajmet e Fundit